Arrestimi i aktivistëve të PSD-së, reagon Ganimete Musliu: VV asnjëherë s’ka qenë kundër Speciales

Aktuale

Arrestimi i aktivistëve të PSD-së, reagon Ganimete Musliu: VV asnjëherë s’ka qenë kundër Speciales

Nga: G.B Më: 7 shtator 2021 Në ora: 14:17
Dardan Molliqaj

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas arrestimit të disa aktivistëve të PSD-së, pasi ndërprenë konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se VV s’ka qenë asnjëherë kundër Speciales dhe andaj nuk mund të gjendet askund vota e tyre kundër, përcjell Bota sot.

Musliu ka thënë se ata prandaj sot japin urdhra që të arrestohet kushdo që është kundër kësaj gjykate.

Postimi i saj i plotë:

Në shumë intervista e kam thënë që VV s’ka qenë asnjëherë kundër gjykatës speciale.

Ata kanë punu shumë që të bëhet kjo gjykatë. Prandaj nuk e gjeni askund në procesverbale dhe transkripte të Kuvendit votën e tyre kundër.

Prandaj sot ata, japin urdhra që kush do që është kundër gjykatës të përgjaket e të burgoset.

Për ditë po e tregojnë fytyrën e vërtetë.

#Policiaështëekosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat