Presidentja Osmani nesër takohet me Lajçak

Aktuale

Presidentja Osmani nesër takohet me Lajçak

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 23:24
Lajcak dhe Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të mbaj takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajčák.

Takimi do të mbahet nesër në orën 10:10 në kabinetin e Presidentës së vendit.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Lajçak është takuar edhe me politikanë të tjerë të Kosovës.

Ai zhvilloi takime me kryeparalamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca, kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat