Vjen reagimi i parë pas lirimit të Adem Grabovcit në rastin ‘Pronto’, Miftaraj ka një mesazh për ministren Haxhiu

Aktuale

Vjen reagimi i parë pas lirimit të Adem Grabovcit në rastin ‘Pronto’, Miftaraj ka një mesazh për ministren Haxhiu

Nga: A.M Më: 17 shtator 2021 Në ora: 17:44
Adem Grabovci

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për lirimin e Adem Grabovcit në rastin ‘Pronto’.

Ai përmes një postimi në Facebook kërkoi me mirësjellje që ky lajm të përcjellet te ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përcjell “Bota sot”.

“Lirohet Adem Grabovci, në rastin Pronto!

P.S. Ti që jë përgjegjës për me monitoru çka postoj në Facebook, me mirësjellje të lus, me përcjell këtë lajm tek ministrja!”,deklaroi Miftaraj.

Postim i plotë

Lirohet Adem Grabovci, ne rastin Pronto!

P.S. Ti qe je pergjegjes per me monitoru çka postoj ne Facebook, me miresjellje te lus, me percjell kete lajm tek ministrja! Se menjehere me etiketon si dost te Ademit, nese nuk shkruaj asgje per te.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat