Pas vizitës në kompaninë e njohur turke flet Mehaj

Aktuale

Pas vizitës në kompaninë e njohur turke flet Mehaj

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 21:43
Foto nga takimi

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj ka vizituar sot gjatë ditës kompaninë e njohur turke të industrisë së mbrojtjes, ASELSAN, e cila harton, zhvillon dhe prodhon sisteme elektronike moderne për klientët ushtarakë dhe industrialë në Turqi dhe jashtë saj.

Mehaj, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se nga prezantimet dhe ato që panë nga afër, dëshmojnë për një kompani që zhvillon sistemet në përputhje me trendet më bashkëkohore të forcave të armatosura dhe agjencive të sigurisë

Postimi i plotë:

Sot vizitova kompaninë e njohur turke të industrisë së mbrojtjes, ASELSAN, e cila harton, zhvillon dhe prodhon sisteme elektronike moderne për klientët ushtarakë dhe industrialë në Turqi dhe jashtë saj.

Prezantimet dhe ato që pamë nga afër, dëshmojnë për një kompani që zhvillon sistemet në përputhje me trendet më bashkëkohore të forcave të armatosura dhe agjencive të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat