Lëvizja Vetëvendosje prezanton sloganin për zgjedhjet e 17 tetorit

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje prezanton sloganin për zgjedhjet e 17 tetorit

Nga: A.M Më: 19 shtator 2021 Në ora: 13:19
Slogani i Lëvizjes Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se slogani për zgjedhjet lokale të 17 tetorti ëshë “Bashkë Qeverisim”.

VV tha se punën që e filluan me qeverinë, do ta vazhdojnë me komunat.

“Bashkë Qeverisim drejt zhvillimit, drejtësisë dhe mirëqenies për të gjithë. Bashkë Qeverisim sepse punën që e filluam me qeverinë po e vazhdojmë me komunat, sepse kryeministrin që e kemi në qendër e kemi në secilin pjesë të vendit me ju e pranë kandidatëve tanë që garojnë në këto zgjedhje”, thuhej në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Bashkë Qeverisim drejt zhvillimit, drejtësisë dhe mirëqenies për të gjithë. Bashkë Qeverisim sepse punën që e filluam me qeverinë po e vazhdojmë me komunat, sepse kryeministrin që e kemi në qendër e kemi në secilin pjesë të vendit me ju e pranë kandidatëve tanë që garojnë në këto zgjedhje. Për qeverisjen lokale me program modernizues, të ndershëm e humanist që ju do e jetësoni duke mbështetur kandidatë tanë me 17 tetor! 144 është numri i komunës, 144 është numri i Bashkë Qeverisjes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat