E tmerrshme: “Në Kosovë fillon fushata përkrahëse e Vuçiqit kundër Albinit”

Aktuale

E tmerrshme: “Në Kosovë fillon fushata përkrahëse e Vuçiqit kundër Albinit”

Nga: N.Sh Më: 20 shtator 2021 Në ora: 15:36
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Biznesmeni nga Kosova, Burim Piraj ka reaguar pas aksionit të sotëm në veri, ku po ndalohen veturat me targa serbe.

Kjo është bërë në kuadër të reciprocitetit nga Qeveria Kurti.

Mirëpo, ky aksion, si çdo herë ka ngjallur edhe reagime kundër Qeverisë.

E për këtë ka reaguar edhe biznesmeni Burim Piraj, i cili thotë se sot në Kosovë, paska filluar fushata përkrahëse e Vuçiqit kundër Albin Kurtit.

Ai kështu shprehet përmes një postimi në Facebook, derisa shton se kjo fushatë po bëhet më shumë nga strukturat që deri dje janë shit si çlirimtarë.

Postimi i plotë:

Vuçiq e paska thirr për nesër këshillin e sigurisë kombëtare Serbe në lidhje me fillimin e zbatimit të reciprocitetit nga Albin Kurti.

Në Kosovë sot paska fillua fushata përkrahëse e Vuçiqit kundër Albinit nga shumë struktura që deri dje janë shit si shtet ndërtues e çlirimtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat