Rada Trajkoviç ka një mesazh për Vuçiqin dhe Listën serbe pas vendosjes së reciprocitetit për targat

Aktuale

Rada Trajkoviç ka një mesazh për Vuçiqin dhe Listën serbe pas vendosjes së reciprocitetit për targat

Nga: M.L. Më: 20 shtator 2021 Në ora: 17:50
Rada Trajkoviç

Politikanja serbe, Rada Trajkoviç i ka reaguar Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një reagim në twitter, ku ai ishte ankuar për fillimin e zbatimit të reciprocitetit për automjetet që vijnë nga Serbia.

Trajkoviç i ka shkruar Vuçiqit se kjo që ka ndodhur sot është pjesë e marrëveshjes për tabelat që kishte afat 5 vjet dhe të njëjtës i ka kaluar afati tash.

“Në vitin 2016 keni nënshkruar një marrëveshje për tabelat me afat skadimi për pesë vite, së cilës sapo i ka kaluar afati. Kjo marrëveshje u nënshkrua si pjesë e negociatave të Brukselit, rezultatet e të cilave ju i zbatoni në mënyrë jo transparente që nga viti 2013, përmes elementëve kriminale në terren dhe Listës suaj ‘satelitore’ politike Srpska”, i ka shkruar Trajkoviç, Vuqicit në Twitter.

sot ka nisur zbatimi i masës së reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë, ku çdo automjet që hyn në Kosovë duhet ta mbajë një targë të përkohshme RKS.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat