Sipas Grenell-it, dialogu Kosovë-Serbi nuk është prioritet i Shtëpisë së Bardhë

Aktuale

Sipas Grenell-it, dialogu Kosovë-Serbi nuk është prioritet i Shtëpisë së Bardhë

Nga: M.L. Më: 21 shtator 2021 Në ora: 20:01
Richard Grenell

Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përmes një postimi në twitter tha se Presidenti Joe Biden, nuk e përmendi dialogun Kosovë-Serbi në fjalimin e tij në OKB.

E kjo sipas Grenellit kjo nënkupton se Shtëpia e Bardhë nuk e ka prioritet partneritetin me Ballkanin.

Joe Biden nuk e përmendi dialogun Kosovë-Serbi në fjalimin e tij në OKB. Është e qartë se Shtëpia e Bardhë nuk e ka prioritet partneritetin me Ballkanin, në asnjë mënyrë”, shkroi Grenell.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2019, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zgjodhi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. 

Tash emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi është Gabriel Escobar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat