Zana Avdiu akuzon Arben Vitinë për dështim në shumë gjëra

Aktuale

Zana Avdiu akuzon Arben Vitinë për dështim në shumë gjëra

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 21:46
Zana Avdiu

Aktivistja nga shoqëria civile, Zana Avdiu, ka thënë për kandidatin e VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitinë, se ky i fundit po sillet shumë arrogant me qytetarët dhe është duke i injoruar komplet.

Avdiu filloi duke i komentuar kandidatët për kryetar të Prishtinës. Për Haradinajn e AAK-së dhe Ramën e LDK-së tha se po premtojnë gjëra që nuk mund të realizohen.

“Përparimi dhe Dauti i LDK-së flasin për gjëra që nuk mund të realizohen. Pra, nuk jemi duke parë një fushatë serioze”, ka thënë Avdiu..

Tutje, ajo tha se Vitia po e injoron qytetarin dhe po sillet si arrognat.

“Ndërsa Arben Vitia është duke e injoruar komplet qytetarin. Është duke u sjellur shumë arrogant”, ka thënë Avdiu.

Gjithashtu ajo tha se si ministër i Shëndetësisë, Vitia kadështuar në menaxhimin e pandemisë.

“Ne mundemi ta komentojmë vetëm punën e tij si ministër, që le shumë me dëshiru. Nuk ka pasur shumë sukses dhe ka dështuar në shumicën e gjërave”, shtoi Avdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat