"Vrasja në Pejë ishte në mes të klaneve të Xhavit Halitit dhe Kadri Veselit"

Aktuale

"Vrasja në Pejë ishte në mes të klaneve të Xhavit Halitit dhe Kadri Veselit"

Nga: H.O. Më: 26 shtator 2021 Në ora: 18:59
Xhavit Haliti/ Kadri Veseli

Opinionisti dhe publicisti Idriz Zeqiraj në një intervistë dhënë për gazetën ‘Bota sot’ ka folur edhe për vrasjen në Pejë që ndodhi para pak javësh ndërmjet bashkëpartiakëve, atyre të PDK-së.

Zeqiraj thotë se kjo vrasje ka ndodhur ndërmjet dy klaneve të PDK-së, klanit të Xhavit Halitit dhe atij të Kadri Veselit.

Sipas tij, kjo vrasje ishte e ngatërruar edhe SHIK-un dhe pazare të dyshimta.

“Vrasja e dyfishtë në Pejë, ishte domethënëse, sepse bëhej fjalë për dy zyrtarë, madje, njëri kandidat për kryetar të komunës së Pejës, tjetri ish-kandidat për komunën e Deçanit. Këta i përkisnin partisë-bandë të krimit, PDK-së, por, të dy klaneve mafioze brenda saj: i pari, klanit të Hashimit, i përfaqësuar nga Xhavit Haliti, tjetri i Veselit. Punë, paksa e ngatërruar me SHIK dhe pazare të dyshimta. Edhe pse bandat duken se janë pasivizuar, në një masë, megjithatë, PAN-i është përkujdesur ta ruajë këtë infrastrukturë, si emergjencë të krimeve. Dhe, me urdhër mund të aktivizohen në çdo kohë, sepse krimi i pandëshkuar mund të përsëritet”, thotë Zeqiraj./Bota sot

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat