A ka ndryshuar Edi Rama qëndrim për Ballkanin e hapur?

Aktuale

A ka ndryshuar Edi Rama qëndrim për Ballkanin e hapur?

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 11:25
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndryshuar qendrim për Open Balkan, edhe pas konfliktit të fundit mes Serbisë dhe Kosovës.

Ultimatumet e Serbisë dhe ngritja e avionëve në kufirin me Kosovën, për Ramën janë një tjetër tregues, se duhet të vazhdohet me Ballkanin e Hapur. 

"Nuk kam biseduar me "vëllaun" tim, siç më quajnë miqtë e mi nga Kosova. E drejta është me Kosovën dhe kaq", tha kryeministri shqiptar, në konferencën me Albin Kurtin.

Gazetari: Tani a je i bindur se nuk bëhet “Ballkani i Hapur” me Serbinë?

Rama: Tani jam edhe më i bindur. Se kjo është për të mirën tonë të përbashkët. Ka një dallim mes nacionalizmit dhe patriotizmit. Ne nuk kemi dakordësi në këtë pikë me Albinin. Kjo është mosdakordësi politike dhe duhet ta trajtojmë sit ë tillë. Marrëdhëniet tona, nuk ndikohen në shëndetin e tyrë, për shkak të kësaj mosdakordësie.Është e pashmangshme edhe koha kur Serbia do ta njohë Kosovën.

Në konferencën e përbashkët me homologun e tij, Rama e bëri të qartë se Shqipëria është krah Kosovës, në konfliktin e fundit me Serbinë, pas vendosjes së reprocitetit të targave.

"Është për të ardhur keq për këtë shfaqje teatrale të Serbisë në kufi me Kosovën. Ato manovra nuk mbrojnë serbët në kufi me Kosovën siç pretendohet nga Serbia dhe nga disa gjeneralë fantazma që sikur kanë dalë nga varri pretendojnë sikur po mbrohen serbët në Kosovë.

Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pacenuar nga askush", tha Rama. Aplimi i reciproritetit të targave është një marrëveshje e arritur me kohë. Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, i drejtë dhe i pandryshuar.

E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Nuk është me Serbinë. Serbia po e bën mizën buall. Kosova thjesht po kërkon zbatimin e një marrëveshjeje. Ne kërkojmë që problemi të zgjidhët me dialog, jo me demonstrimin e forcave ushtarake", tha Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat