“Turp i madh”/ Avokati shqiptar: Vuçiqi një terrorist, Rama të jap dorëheqje ose ...

Aktuale

“Turp i madh”/ Avokati shqiptar: Vuçiqi një terrorist, Rama të jap dorëheqje ose ...

Nga: A.Zh Më: 27 shtator 2021 Në ora: 12:18
Spartak Ngjela

Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Ngjela ka thënë se Rama është një turp i madh për të gjithë politikën shqiptare, pasi kërkoi të hapen kufijtë për “Ballkanin e hapur”, përcjell Bota sot.

Sipas Ngjelës, po nuk e dha Rama dorëheqjen si kryeministër, ai është në bashkëpunim me agresionin serb antishqiptar, i cili ka pozicionuar tanket në kufi me Kosovën.

Ai e ka quajtur terrorist presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Reagimi i Ngjelës në Facebook:

Ballkani i Hapur, u provua që është një tezë antishqiptare.

A do ta japë dorëheqjen Kryeministri Edi Rama?

l.

Nëse kryeministrin e Shqipërisë, nuk e pranon politika e Lartë e Kosovës: Presidenti i Republikës ose Kryeministri i Kosovës - Kryeministri i Shqipërisë duhet të japë dorëheqjen.

Përse do ta duan shqiptarët një kryeministër të tillë!

Ja çfarë ndodhi kohët e fundit: Rama kërkoi të na hapte kufijtë për një Ballkan të Hapur, ku do të miqësoheshin popujt e Gadishullit, kurse banditi Vuçiq ka çuar forcat ushtarake në kufirin verior të Kosovës.

Dhe Rama, do të na qëndrojë ende si kryeministër!?

Përse ta duam! që të na hapë kufirin për trupat ushtarake serbe të drejtuara nga terroristi milosheviçian Aleksandër Vuçiq?

ll.

Një turp i madh për të gjithë politikën shqiptare është batakçillëku antishqiptar i Edi Ramës për Ballkanin e Hapur.

Po ky kryeministër, këtë turp historik në bashkëpunim me terroristin e Serbisë, e ka bërë me qëllim antishqiptar, apo nga naiviteti politik?

Dhe ja përgjigjja e kësaj pyetjeje: po të japë dorëheqjen, Edi Rama e njeh gabimin si paaftësi në kuptueshmërinë e termit "Ballkan i Hapur"; kurse, po nuk e jep dorëheqjen si kryeministër, ai është në bashkëpunim me agresionin serb antishqiptar.

Këtë do ta shohim...

Pyetja që ngritëm më lart, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër veç dy mundësive që përcaktuam.

Po opozita shqiptare në Parlament, ku është?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat