Tanket serbe 2 km në kufi me Kosovën, Ahmeti paralajmëron skenarin e “Prekazit të dytë”

Aktuale

Tanket serbe 2 km në kufi me Kosovën, Ahmeti paralajmëron skenarin e “Prekazit të dytë”

Nga: A.Zh Më: 27 shtator 2021 Në ora: 12:28
Pamje nga veriu i Kosovës

Gazetari Arben Ahmeti, nuk ka përjashtuar mundësinë e eskalimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Teksa ka njoftuar se taknet serbe janë afruar më pak se dy kilometra afër kufirit të Kosovës, Ahmeti ka thënë se një përplasje me forcat serbe, do të dërgonte në një “Prekaz të dytë”, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar qëndresë dhe këndellje kombëtare lidhur me situatën.

“Tanket janë afruar deri në më pak se dy kilometra afër Kosovës. Nuk përjashtohet një skenar ku synohet incidenti që do të çonte në një eskalim. Ajo që duhet ta kenë të qartë bashkësia ndërkombëtare dhe vet Serbia, është që përplasja e ushtrisë serbe me policët tanë do të jetë një Prekaz i dytë. #Qëndresë #KëndelljeKombëtare”, ka shkruar Ahmeti në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat