Gazetari i BILD-it publikon hartën: Kaq afër Jarinjës janë vendosur ushtria serbe

Aktuale

Gazetari i BILD-it publikon hartën: Kaq afër Jarinjës janë vendosur ushtria serbe

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 16:51
Harta ku janë vendosur ushtria serbe

Gazetari i të përditshmes gjermane Bild, Julian Roepcke, ka njoftuar sot se Ushtria e Serbisë ka vendosur autoblinda ushtarake saktësisht tri kilometra larg bllokadave të Jarinjës.

Sipas njoftimit të gazetarit të Bildit, autoblindat e vendosur nga ushtria serbe janë prodhim serb “Lazar 3″ dhe BOV M16 Milosh”.

Ushtria serbe ka vendosur autoblinda Lazar 3 dhe BOV M16 Milosh, rreth tri kilometra në veri të bllokadës së rrugës në Jarinjë”, ka shkruar Roepcke.

Ai ka publikuar një harti që shfaq vendosjen e saktë të autoblindave serbe në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat