Policia hap konkurs për polic të rinj, mësoni cilat janë kriteret

Aktuale

Policia hap konkurs për polic të rinj, mësoni cilat janë kriteret

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 13:53
Policia e Kosovës

Policia në Ferizaj nëpërmjet një komunikate kanë njoftuar se kanë nisur fushatën sensibilizuese për aplikim për punësim në Policinë e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot nga ora 10:00 ka nisur fushatën sensibilizuese për aplikim për punësim në Policinë e Kosovës.

Policia , në prani të medieve lokale ka shpërdanë disa fletushka sensibilizuese për procedurat e aplikimit për punësim në Policinë e Kosovës , ku janë dhënë informata të nevojshme për procesin e aplikimit i cili do të nisë së shpejti.

KUSHTET MINIMALE PËR APLIKIM:

Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;

Ta ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;

Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;

Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;

Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);

Të ketë integritet personal dhe vlera te larta etike ;

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM:

Formulari i aplikimit ;

Kopja e diplomës ;

Dëshmi për kualifikime të tjera ;

Certifikata e lindjes ;

Vërtetimi që nuk është nën hetime ;

Kopje të letërnjoftimit apo pasaportës ;

Një fotografi të formatit 5×5 dhe udhëzime tjera mbi testimin .

Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i qytetarëve, me synim që gjeneratat e reja të dy gjinive , të të gjitha komuniteteve të aplikojnë për punësim në polici dhe ti shërbejnë qytetarëve të tyre.

Ky aktivitet u mbajt në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit ‘’, në qendrën ‘’Village & Shoping ‘’ dhe në fshatin Dubravë , tek komuniteti ashkanlinjë në Ferizaj.
Kësisoj, për disa ditë , do të shpërndahen fletushka edhe në komunat tjera të rajonit  të Ferizajt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat