Nga kjo ditë fillon subvencionimi i kredive konsumuese

Aktuale

Nga kjo ditë fillon subvencionimi i kredive konsumuese

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 12:50
Hekuran Murati

Ministri i Finanacave, Hekuran Murati njofton se ka filluar subvencionimi i kredive konsumuese.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se tanimë është hyrë në fuqi masa 3.6 për mbështetjen e likuiditetit familjar që i bie subvencionimin e kredive konsumuese.

Murati tutje tha se prej kësaj mase të gjithë personat që marrin kredi deri në 10 mijë euro nga data 1 tetor të këtij viti, mund të përfitojë secili aplikues që kualifikohet 10% e shumës së kredisë.

Me këtë masë synohet mbështetja e likuiditetit familjar, për të mbuluar shpenzimet sezonale familjare, shpenzimet e shkollës, apo edhe mbylljen e bilanceve të kredit kartelave, apo çfarëdo shpenzimi tjetër që sadopak do të lehtësonte barrën e familjes”, shkruan tutje Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat