Zhbllokohet Jarinja, rikthehet qarkullimi i veturave

Aktuale

Zhbllokohet Jarinja, rikthehet qarkullimi i veturave

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 15:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Para 20 minutash është kthyer totalisht në qarkullim normal për makinat, rruga nga Leposaviqi, më saktësisht nga qyteza më veriore e Kosovës, deri pranë pikës kufitare në Jarinjë.

Njësitë Speciale të Kosovës tashmë janë larguar.

Kjo ishte rrjedhojë e marrëveshjes së Brukselit për targat.

Në vend të njësive speciale po qëndrojnë disa njësi poashtu speciale të trupave të KFOR-it, ndonëse në fillim ishin më shumë, tani janë numërikisht më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat