Media britanike: Von Der Leyen turpërohet nga kryeministri Albin Kurti, i kujtohet “padrejtësia e madhe”

Aktuale

Media britanike: Von Der Leyen turpërohet nga kryeministri Albin Kurti, i kujtohet “padrejtësia e madhe”

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 21:41
Albin Kurti dhe Von Der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u turpërua nga Kryeministri i Kosovës të mërkurën, para takimit të BE -së në Slloveni, pasi ai tha se është padrejtësi e madhe që 5 shtete të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Media britanike, Express.co.uk, shkroi për samitin mes BE-së e Ballkanit Perëndimor që u mbajt të mërkurën në Slloveni, shtet që e ka presidencën 6-mujore të Këshillit të Bashkimit Evropian. 

Diskutimet u zhvilluan rreth investimeve rajonale, sigurisë dhe rimëkëmbjes së përbashkët ekonomike nga pandemia e koronavirusit.

Faqja britanike e lajmeve raportoi se delegatët e këtij samiti do ta vlerësojnë progresin e gjashtë shteteve ballkanike: Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore, Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës – drejt anëtarësimit në BE. Për deklaratën e Kryeministrit Kurti më herët raportoi edhe agjencia e njohur e lajmeve, “Reuters”.

Ka qenë një padrejtësi e madhe, një mungesë e drejtësisë ndaj qytetarëve të vendit tonë”, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur arriti në samit, duke theksuar se pesë shtete të BE-së ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nga Serbia, shkroi Reuters.

Unë jam për mungesë të frikës në anën e BE-së dhe për mungesë të hidhërimit në anën e Ballkanit. Ende kam shpresë”, shtoi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat