Haziri i kthehet kauzës për Kosovën Lindore: E lë LDK-në, nëse ...

Aktuale

Haziri i kthehet kauzës për Kosovën Lindore: E lë LDK-në, nëse ...

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 22:55
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se janë disa kauza shumë më të mëdha për të cilat do të hiqte dorë edhe nga subjekti i tij.

Haziri njihet për përkrahjen e tij për bashkimin e trojeve shqiptare të Luginës së Preshevës me Kosovën dhe këtë nuk e ka fshehur asnjëherë. Ai thotë se po të vinte puna deri aty ku duhet të zgjidhte mes partisë dhe këtyre kauzave, ai do të linte partinë.

“Jam dalluar edhe në partinë time. Janë dy kauza të mëdha për të cilat nëse nesër më thotë partia a dëshiron këto apo neve unë e lë partinë. Kauza e shqiptarëve në Kosovën Lindore. Nëse nesër më thuhet se qëndrimi yt për këtë çështje është kundër partisë unë nuk heqi dorë. Nuk kam punuar në atë mënyrë që të dërgojë këtë çështje përpara dhe të lëndoj partinë. U kam thënë edhe kolegëve në parti në bisedat tona. Pse duhet të jemi kosovocentrist kur përpara kemi qenë gjithçka tjetër”, tha Haziri.

Haziri tutje shtoi se pasi humbi zgjedhjet e brendshme, i ka qëndruar besnik partisë dhe ka kontribuar në rritjen e saj.

“Unë jam ofruar si kryetar. Ka fituar kryetari i ri dhe unë e kam përqafuar. I rri mbrapa dhe jam besnik. Kjo është demokracia dhe kjo është forcimi i partisë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat