​KS i OKB-së mban nesër sesionin e rregullt për Kosovën

Aktuale

​KS i OKB-së mban nesër sesionin e rregullt për Kosovën

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 15:36
KS i OKB

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të shqyrtojë raportin e rregullt gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate për Kosovën në seancën e nesërme.

Raporti do të prezantohet nga shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, i cili tha se raporti i ri fokusohet në reformën qeveritare, sundimin e ligjit, çështjet e sigurisë dhe situatën me pandeminë e koronavirusit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje udhëtoi për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e nesërme të Këshillit të Sigurimit të OKB -së.

Sesioni i mëparshëm u mbajt më 13 prill në formatin online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat