Kurti: Terminalet doganore shtetërore do të shtrihen në tërë vendin

Aktuale

Kurti: Terminalet doganore shtetërore do të shtrihen në tërë vendin

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 14:33
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë takuar drejtorin e Doganave të Kosovës, Agron Llugaliun.

Sipas komunikatës qeveritare, drejtori Llugaliu e njoftoi kryeministrin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes me Trepça Sh.A. për rikthimin e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe ndikimet pozitive që kjo do të ketë.

Siç thuhet në komunikatë, nga Drejtori i Doganave u kërkua që të vazhdojë me punën e mirë.

Ata u dakorduan që deri në mesin e vitit të ardhshëm në gjithë territorin e vendit të shtrihen terminalet doganore shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat