Ky është personi i parë që votoi sot

Aktuale

Ky është personi i parë që votoi sot

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 07:09
Kreshnik Radoniqi

(E plotësuar 07:43) -Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), Kreshnik Radoniqi ka qenë i parë që ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “ Lidhja e Prizrenit” në qytetin e Pejës. Pasi shfrytëzoi të drejtën e tij për të votuar, Radoniqi bëri thirrje që të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të votuar.

Radoniqi iu bëri thirrje edhe subjekteve politike garuese por edhe Këshillave të vendvotimeve të kontribuojnë në mbarëvajtje të procesit zgjedhor.

Radoniqi: Ftoj qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese

“E shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar meqenëse është fillimi I ditës qendra e votimit është hapur në orën 07:00 dhe deri në orën 19:00 do jenë të hapura unë ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë këtë të drejt kushtetuese gjithashtu bëjë thirrje që edhe partitë politike por edhe këshillat e vendvotimeve të kontribuojnë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, tha ai.

Po ashtu kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi u shpreh optimist se sonte vonë, apo edhe nesër në mëngjes do mund të dihen rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale.

Radoniqi: Deri në orët e vona besoj që do jepen rezultatet preliminare

“Nuk pash diçka parregullsi përveç asaj lapsi që mu kthye…unë besoj që po jemi të përgatitur që të japim rezultatet preliminare deri në orët e vona, pra nëse mbesim diçka në mëngjesin e ditës së nesërme sigurisht do t’i japim rezultatet preliminare, por stafi do punoj 24 orë edhe gjatë natës dhe ndoshta gjatë natës mund t’i shikoni përmes internetit ndryshimet e rezultateve”, u shpreh kryesuesi i KQZ-së.

Numri I qytetarëve me të drejtë vote që do mund të votojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit është 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021. Ndërsa, të gjithë këta qytetar do të mund të votojnë në 883 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime. 

***

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka ushtruar të drejtën e tij për votë në zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të dielë.

Radoniqi ka votuar në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

Kreu i KQZ-së është edhe personi i parë që voton në këto zgjedhje lokale.

Sot po mbahen zgjedhjet në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat