Sistemi mazhoritar me raunde i Kosovës, si shpallet fituesi

Aktuale

Sistemi mazhoritar me raunde i Kosovës, si shpallet fituesi

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 09:39
Pamje nga votimet

Në Kosovë, votimet për zgjedhjen e kryetarit të komunave përdorin sistem mazhoritar, që do të thotë se secila komunë konsiderohet si zonë zgjedhore më vete dhe prodhon një fitues.

Fitues shpallet çdo kandidat që fiton më shumë se 50% +1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të komunës ku garon.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk arrin këtë rezultat, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon një raund të dytë të zgjedhjeve.

Këtë herë gara zhvillohet vetëm mes dy kandidatëve të cilët kanë fituar më shumë vota të vlefshme.

Ligji llogarit që raundi i dytë i votimeve të mbahet ditën e diel, katër javë pas raundit të parë, që në këtë rast, llogaritet data 14 nëntor.

Nisur nga zgjedhjet e kaluara, pritshmëria është që pjesa më e madhe e komunave të kalojë në raund të dytë të votimit për zgjedhjen e kryetarit të komunës.

Kështu në zgjedhjet komunale të 2017-ës, votimi u përsërit për 20 komuna, ndërsa në 2013-ën, në 25 prej tyre, nga 38 komuna në total.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat