Ky është numri i komunave që shkojnë në balotazh sipas EXIT POLL-eve

Aktuale

Ky është numri i komunave që shkojnë në balotazh sipas EXIT POLL-eve

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

11 komuna, nga 25 të analizuara, do të shkojnë në balotazh sipas një sondazhi të EXIT POLL-it i prezantuar në Klan Kosova.

Sipas këtyre statistikave kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, do të shkojë edhe një herë në zgjedhje, ku LDK-ja me Përparim Ramën dhe LVV-ja me Arben Vitinë do të garojnë edhe një herë për të parin e kryeqytetit.

Vendet e tjera që do të shkojnë në balotazh janë: Gjakova, Prizreni, Rahoveci, Gjilani, Klina, Malisheva, Podujeva, Vushtrria, Kaçaniku dhe Vitia.

Para pak minutash janë mbyllur qendrat e vendvotimit në mbarë vendin tonë.

Gjatë ditës kanë votuar afër 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat