Vjen reagimi i Kurtit për zgjedhjet në Drenicë: Ky është fundi i injorancës hipokrite!

Aktuale

Vjen reagimi i Kurtit për zgjedhjet në Drenicë: Ky është fundi i injorancës hipokrite!

Nga: N.Sh. Më: 19 tetor 2021 Në ora: 09:58
Bekim Jashari

Për zgjedhjet në Drenicë, fitoren e PDK-së dhe humbjen e Bekim Jasharit ka reaguar edhe kryetari i Republikanëve të Kosovësë, Faton Kurti.

Ai përmes një postimi në facebook thotë se kjo që ka ndodhë në Skenderaj është për të vajtuar.

Ai pyet Drenicës se a thirren në Hamëz e Adem Jasharin, apo në një parti si PDK-ja?

Sipas tij, partia e cila thirret në heroizmin dhe sakrificën e Jasharëve, feston fitoren e tyre dhe humbjen e Bekimit.

Ai shton se kjo është fundi i injorancës hipokrite.

Postimi i plotë:

Është për të vajtuar se sa poshtë ka ra katundi! Në kënd thirreni ju Drenica?!

Në Hamzë e Adem Jasharin -apo në një parti si PDK-ja?!

Në dy dekadat e fundit dhe deri më sot në Kosovë çdo lloj analfabeti e shqipfolësi u mor me "politikë" dhe përveç dëmeve dhe pasurimit të tyre personal asgjë të mirë nuk i sollën Kosovës.

Dhe sot vetë partia e cila thirret në heroizmin dhe sakrificën e Jasharëve, feston për humbjen e zgjedhjeve nga biri i kësaj familjeje legjendare dhe ky është fundi i injorancës hipokrite!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat