Bugajski: Dodikut duhet treguar se kush është më i forti, kërkon mbështetje për ushtrinë e Kosovës për anëtarësim në NATO

Aktuale

Bugajski: Dodikut duhet treguar se kush është më i forti, kërkon mbështetje për ushtrinë e Kosovës për anëtarësim në NATO

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 23:42
Janusz Bugajski

Aleksandar Vuçiq nuk ka hequr dorë nga projekti i Serbisë së Madhe, por ai po e udhëheq me metoda të ndryshme në mënyrë që të mbahet mend si “bashkues i vendeve serbe”, ndërsa Milorad Dodik dhe ambiciet e tij separatiste në Bosnjë dhe Hercegovinë duhen luftuar duke treguar forcën.

Ky është mendimi i ekspertit politik amerikan Janusz Bugajski, bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Jamestown në Uashington dhe ish-drejtor i Studimeve të Evropës Lindore në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në kryeqytetin amerikan, i cili përmblodhi situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor me epiqendër Bosnjë dhe Hercegovinën, në një intervistë për Al Jazeera Balkans.

Në fund të vitit të kaluar, Bugajski dëshmoi para Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, ku dha rekomandime për politikën e administratës së re për Ballkanin.

Me atë rast, ai deklaroi se Marrëveshja e Paqes e Dejtonit nuk ishte krijuar për të qenë themeli i një shteti të integruar me një qeveri qendrore efikase, e cila çoi në pengesa, epërsinë e identitetit etno-kombëtar mbi ato qytetare dhe paralajmëroi për aspiratat separatiste të Republikës Serbe.

Këto paralajmërime qëndrojnë, shkruan mediumi në fjalë, sepse Bosnja dhe Hercegovina është tronditur prej muajsh nga një bllokadë e përfaqësuesve serbë, e cila është rritur në kërcënime të hapura nga anëtari i presidencës së BeH, Milorad Dodik dhe partia e tij SNSD për të shkatërruar rendin e saj dhe pavarësinë e BeH.

Dhe kur flet për situatën aktuale politike në BeH, Bugajski mendon se Dodik po teston aktorët ndërkombëtarë për të vlerësuar se sa larg mund të shkojë pa tërheqje të madhe dhe sanksione të mundshme kundër tij.

“Llogaritja e tij është se një kombinim i faktorëve mund të krijojë një moment të favorshëm për shkëputje, duke përfshirë një Bashkim Evropian të paralizuar, një SHBA të shpërqendruar,… Ai gjithashtu do të përfitojë nga ambiciet e udhëheqësve nacionalistë kroatë dhe nga gjendja e përgjithshme e frustrimit me qeverinë boshnjake”.

Në këtë drejtim, ai zbulon mënyrën më efikase për t’u marrë me Dodik.

“Mënyra më efikase për t’u marrë me Dodik është të tregosh se kush është më i fortë në Ballkan. Kjo do të kërkojë një qasje në tri drejtime. Së pari, udhëheqja e re e Departamentit të Shtetit duhet ta bëjë të qartë se Uashingtoni dhe Brukseli kanë të gjitha dëshmitë e nevojshme për aktivitetet e tij korruptive. Pasuria e tij do të ngrihet ose konfiskohet dhe do të fillojë procedimi penal nëse ai nuk ndryshon politikën e tij”.

“Së dyti, Aleksandar Vuçiq duhet të paralajmërohet privatisht dhe publikisht se ofensiva e tij ndaj vendeve fqinje ‘nën kujdesin e popullsisë serbe’ do të hasë në rezistencë. Kjo mund të bëhet përmes formave të ndryshme, duke ndihmuar në ndërtimin e një ushtrie efikase në Kosovë që i lejon vendit të kualifikohet për anëtarësim në NATO, përmes mbështetjes më të madhe për partitë pro-malazeze në Podgoricë, përmes mbështetjes në Zagreb për të kontrolluar nacionalistët kroatë në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe përmes një fushate këmbëngulëse për të drejtat e boshnjakëve, shqiptarëve dhe popujve të tjerë në Serbi”, ka thënë ndër tjerash Bugajski. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat