Kjo ministre e quan “palaço” Ardian Kastratin

Aktuale

Kjo ministre e quan “palaço” Ardian Kastratin

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 00:46
Ardian Kastrati

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar debatin e saj me deputetin e PDK-së Ardian Kastrati në Kuvendin e Kosovës.

Haxhiu dhe Kastrati patën një debat të ashpër në Kuvend, ndërsa Haxhiu citohet të ketë thënë se nuk merret fare me Kastratin.

Ajo ka thënë se refuzon të flasë me njerëz i Kastrati ndërsa e quan edhe “palaço”

“Refuzoj të bëjë debat me njerëz që nuk kanë ide cfarë po falsin. Ne po flisnim për kodin penal aty dhe ai kërkoi të marrë fjalën e doli aty si palaço”, thotë Haxhiu.

Tutje ajo thotë se situata në Kuvend nuk është e tensionuar teksa thotë se opozita nuk po dinë të bëjë punën e saj.

“Nuk e shoh si situatë të tensione, opozitës i duhet, shiko tash nëse donë këshilla ne ua japim, por kjo nuk është opozitë. Momentin kur qeveria jonë e rrezikon territorin, unë si pjesë e pozitës përsëri do të hidhja gaz lotsjellës në Kuvend”, shtoi ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat