Në Kardiokirurgji të QKUK-së kryhet një operacion i suksesshëm

Aktuale

Në Kardiokirurgji të QKUK-së kryhet një operacion i suksesshëm

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 08:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njoftoi sot se Mjekë kardiokirurgë, bashkë me anesteziologë, të asistuar edhe nga mstafi përcjellës, në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë kryer me sukses të plotë një operacion të komplikuar.

"Pacientja me inicialet F.T., e moshës 70 vjeçare, me dëmtime të dy valvulave në zemër (stenozë e rëndë aortale dhe mitrale) dhe me sëmundje të arterieve koronare,i është nënshtruar intervenimit të zëvendesimit të dy valvulave dhe by passeve aortokoronare. Pas operacionit të trefishtë pacientja është në gjendje stabile shëndetësore në kujdesin postoperator", thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoftimi, pacientja kishte vështirësi në frymemarrje dhe lëvizshmëri të kufizuar për një kohë të gjatë, si pasojë e problemeve të avancuara kardiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat