Shpërthen përplasja në PDK-në e Drenasit, Driton Ajazi akuzon rëndë Ramiz Lladrovcin

Aktuale

Shpërthen përplasja në PDK-në e Drenasit, Driton Ajazi akuzon rëndë Ramiz Lladrovcin

Nga: P.R Më: 21 tetor 2021 Në ora: 22:12
Driton Ajazi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi  ka njoftuar se nga sot Ramiz Lladrovci është edhe U.D. i Kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas.

“Drenasi është bastion i pathyeshëm i Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarët e Drenasit nuk kanë pasur kurrë dilemë se ku është adresa e tyre politike. Ramiz Lladrovci është dhe do jetë kryetar i Drenasit, sepse puna e tij është vlerësuar nga qytetarët dhe fitorja e tij s’do të mund të grabitet nga oportunistët. Nga sot, Ramiz Lladrovci është edhe U.D. i Kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas e do të udhëheqë Kryesinë e re të degës sonë atje. Ky vendim u votua sot në mbledhjen e Kryesisë së partisë, bazuar në Statutin e PDK-së”, ka thënë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

E menjeherë pas këtij vendimi ka reaguar Driton Ajazi i cili u largua nga PDK-ja dhe garoi me “Demokratët për Drenasin, dhe në balotazh do të jetë përballë Lladrovcit.

“Ramiz Lladrovci e uzurpon edhe degën e PDK-së në Drenas nga frika e humbjes së madhe. Sot, u njoftuam që Kryesia e PDK-së në qendër e paska emëruar Kryetarin në ikje ud. Kryetar të degës së PDK-së në Drenas, ky vendim është i jashtëligjshëm, nuk ka bazë në statutin e Partisë si dhe cenon rëndë demokracinë e brendshme në PDK. Ky vendim është marrë pas një presioni të madh që ka bërë Ramiz Lladrovci tek Kryetari Memli Krasniqi, sepse është duke e ndier humbjen e madhe që do ta pësoj në raundin e dytë të zgjedhjeve”, ka shkruar ndër tjerash Ajazi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Ramiz Lladrovci e uzurpon edhe degën e PDK-së në Drenas nga frika e humbjes së madhe.

Sot, u njoftuam që Kryesia e PDK-së në qendër e paska emëruar Kryetarin në ikje ud. Kryetar të degës së PDK-së në Drenas, ky vendim është i jashtëligjshëm, nuk ka bazë në statutin e Partisë si dhe cenon rëndë demokracinë e brendshme në PDK.

Ky vendim është marrë pas një presioni të madh që ka bërë Ramiz Lladrovci tek Kryetari Memli Krasniqi, sepse është duke e ndier humbjen e madhe që do ta pësoj në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Falënderoi nga zemra disa anëtar të Kryesisë së PDK-së të cilët e kanë kundërshtuar një vendim të tillë jo statutor, ata përmes kundërshtimit të tyre kanë respektuar statutin, rregulloret e brendshme si dhe demokracinë e brendshme në PDK.

Ne jemi dega e vërtetë e PDK-së, këto struktura janë zgjedh nga një proces demokratik duke filluar nga lagjet, nëndegët e deri te Kryesia dhe Kryetari i degës. Në këto zgjedhje të brendshme kanë marr pjesë më shume se 10 mijë qytetar, pra më shumë se sa ka marr Ramiz Lladrovci vota në këto zgjedhje.

Këto struktura janë vlerësuar lartë për përformance edhe nga Kryetari Kadri Veseli sepse me këto struktura të PDK në Drenas  ka dal me mbi 15 mijë vota në dy par zgjedhjet parlamentare të mbajtura.

Të dashur qytetar të Drenasit,

Ne këtë vendim nuk e kemi marr me shqetësim sepse është vendim nën presion, ne do ta vazhdojmë punën pa ndal, do ta rrisim dhe fuqizojmë edhe më tepër demokracinë brenda partisë, por komunën do ta çlirojmë njëherë e përgjithmonë nga diktatura, presioni dhe shantazhi.

Krejt në fund mesazhi kryesor.

Nuk ka njeri që mund të na përjashtoi nga PDK, këtë parti e kemi ndërtuar ne, Ramiz Lladrovci është mësuar të ndërroj parti, kur më së shumti PDK-ja ka pasur nevojë, aj e ka braktisur dhe ka kaluar në AAK, sepse kjo parti atëherë ishte në pushtet.

Ne jemi PDK-ja ne jemi fitorja së bashku me ju.

P.S. Për çudi mua nuk më paska shkarkuar nga Kryetari i Nëndegës dhe Anëtari i Këshillit Drejtues të Degës së PDK-së. Nga neser të shofim reagimet e bedelit.....!

Sinqerisht i juaji

Driton Ajazi

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat