Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht, në Kosovë janë 464 raste aktive me COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme, kjo ministri njoftoi se nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus dhe se janë konfirmuar 16 raste të reja të infektimit me këtë virus.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, MSh njoftoi se janë dhënë 1 milion e 532 mijë e 585 doza të vaksinës.

Ndërsa, 697 mijë e 728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat