Koalicionet para balotazhit, kjo është thirrja për Vetëvendosjen dhe LDK-në

Aktuale

Koalicionet para balotazhit, kjo është thirrja për Vetëvendosjen dhe LDK-në

Nga: P.R Më: 25 tetor 2021 Në ora: 21:51
Albin Kurti, Lumir Abdixhiku

Tashmë kur ka përfunduar procesi zgjedhor i 17 tetorit, partitë politike po përgaditën për balotazhin, në ato komuna ku nuk arritën që të fitojnë qysh në ruadin e parë.

E Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës, në shumicën e komunave do të jenë përballë njëra tjetres, ku kandidatët kanë arritur që të shkojnë në balotazh.

E tashmë PDK i ka bërë ftesë zyrtare për koalicion në Komunën e Vushtrrisë, ku do të përballen LDK dhe PDK.

“Ne jemi të hapur për të gjitha partitë politike dhe grupet e interesit por veçanërisht i kemi bërë ftesë Lëvizjes Vetëvendosje, një ftesë zyrtare që të kemi një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të fuqisë së votës që e ka në këto zgjedhje, numrit të ulësve që i ka fituar në asamble komunale si dhe për shkak se ata krijuan një përvojë në qeverisjen në mandatin e kaluar edhe pse nuk shkoi kjo deri në fund pasi që zoti Tahiri i largoi nga koalicioni me disa justifikime që i ka paraqitur. Jemi në pritje të përgjigjes së Lëvizjes Vetëvendosje dhe e imja është që të jem i hapur shumë dhe ju kam bërë ofertë zyrtare. Në bazë të asaj që unë kam mandat unë personalisht e kam hartuar kërkesën, e kam nënshkruar vetë dhe personalisht e kam dërguar në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje në degën në Vushtrri. Unë e kam vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e tyre, kam vlerësuar lartë edhe fuqinë e votës që e kanë fituar në këto zgjedhje dhe kam vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme që të ju dalim përball kërkesave të qytetarëve ashtu si kam premtuar edhe unë edhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka deklaruar Ferit Idrizi, kandidat i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë.

E analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për gazetën “Bota sot” thotë se nuk beson se Vetëvendosje do të hyjë në koalicion me PDK-në.

“Varet nga specifikat e komunave, mirepo nuk besoj se Vetëvendosje do të hyjë në koalcion në ndonjë komunë me PDK-në, edhe pse kjo e fundit ka bërë kërkesë për një gjë të tillë, në Vushtrri si fillim. Në këtë kuptim, nëse VV bën koalcion mePDK-në pas katër viteve s’ka të drejtë të kritikojë atë për keqqevrisje, kështu që mundësia për fitore do të ishte më e vogël”, thotë Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

 

Sipas tij, gjasat më të mëdha janë që LDK dhe PDK do të bëjnë koalicon në ato komuna ku do ta kenë Vetëvendosjen përballë në balotazh.

“Mendojse duhet të vlej si parim që ato parti që s’kanë arrit në balotazh të mbesin në opozitë, sepse populli ka vendosur për një gjë të tillë. Megjithatë mendoj se LDK dhe PDK do të bëjnë kolaicone në disa komuna, për VV nuk besoj se me PDK-në bën, ndërkohë që me LDK besoj se po, si p.sh në Shtime”, shton analsiti Mehmeti.

Për fund, Mehmeti shprehet se Vetëvendosje dhe LDK duhen të bëhen bashkë kundër PDK-së.

“Padyshim se po, kjo gjë do të ishte në interes të të dy partive, të cilat e kanë ataku PDK-në si e keqja e vendit, e këtë gjë duhet ta dëshmojnë me fjalë”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat