Shpend Ahmeti reagon për herë të parë, tregon nëse kishte ballafaqim fizik me Afrim Tovërlanin

Aktuale

Shpend Ahmeti reagon për herë të parë, tregon nëse kishte ballafaqim fizik me Afrim Tovërlanin

Nga: A.M Më: 26 tetor 2021 Në ora: 21:45
Shpend Ahmeti

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas raportimeve se është sulmuar nga trajneri Afrim Tovërlani.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook njoftoi se nuk ka pasur ballafaqim fizik dhe as luftë me thika, pasi Afrimin e njoh moti.

“Ka qenë mbrëmë të shtepia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijet dhe familjen”, deklaroi ai, përcjell “Bota sot”

Postimi i potë

Falemnderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik.

Ka qenë mbrëmë të shtepia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijet dhe familjen.

Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat