Kraki: Çelu tokë, janë tmerruar horrat se e kanë kuptuar që shteti nuk blen më djerrina me nga 6 mijë euro arin

Aktuale

Kraki: Çelu tokë, janë tmerruar horrat se e kanë kuptuar që shteti nuk blen më djerrina me nga 6 mijë euro arin

Nga: A.ZH Më: 27 tetor 2021 Në ora: 23:54
Nezir Kraki

Profesori në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka thënë se zhvatja e shtetit të Kosovës, ishte metodë qeverisjeje për 20 vjet me radhë në Kosovë.

Ai ka thënë se shteti ishte në shërbim të bandave dhe jo të Kosovës, përcjell Bota sot.

Për këtë arsye sipas tij, tani janë tmerruar “horrat”, pasi kanë “kuptuar se shteti nuk blen më djerrina me nga 6 mijë euro arin, 5 muaj pasi i njëjti ari toke blihej me 50 euro”.

Reagimi i tij vjen pas vendimit të Qeverisë për rrugën për Tetovë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

« Sami, qata tokë e ke ble afër autostradës apo? - e pyet Jeta Xharra Sami Lushtakun.

Po, ia ktheu ai.

E sa e ki pagu arin e tokës me privatizim - vazhdoi Jeta.

Nuk e di i tha Sami Lushtaku, ka kushtu krejt diku 200 mijë euro.

Ok, dmth i paska ra 50 euro ari, ia ktheu Jeta.

E sa tu ka kompenzu prej shtetit për rrugë kur u bë shpronësimi?

5 - 6 mijë euro ari nëse s’gaboj, qaty dikun, ia ktheu ai. (…) » Nga intervista e Jeta Xharrës me Sami Lushtakun, janar 2021.

***

Zhvatja e shtetit ka qenë normë për 20 vjet. Krimi ka qenë metodë qeverisjeje. 20 vjet edhe Gjermaninë me e vjedh katandiset, lëre më Kosovën e shkretë.

Për 20 vjet rresht Kosova u është përshtat atyre. Shteti ka qenë në shërbimin e tyre. Çdo projekt, çdo plan i shtetit është mendu me iu ndihmu bandave, jo Kosovës.

Normal që tmerrohen horrat kur ta kuptojnë që shteti nuk blen më djerrina me nga 6 mijë euro arin, 5 muaj pasi i njëjti ari toke blihej me 50 euro.

Ku brengosen ata për peshën strategjike të lidhjes me Tetovën kur arat e djerrinat e tyre nuk i kap shpronësimi?!

Ani kur po i shoh vajtimet e atyre që një nën-kalim e kanë pagu 60 milionë euro, çelu tokë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat