Smajl Latifi thyen rekord me vota në Rahovec

Aktuale

Smajl Latifi thyen rekord me vota në Rahovec

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 00:40
Smajl Latifi

Kryetari aktual i Rahovecit Smajl Latifi nuk arriti të fitojë votat e mjaftueshme në raundin e parë për kryetar të Rahovecit.

Por një arritje historike e Latifit ishte marrja e mbi 10.000 votave për kryetar të Rahovecit, gjë që nuk ishte arritur kurrë më parë.

"Në zgjedhjet e pushtetit lokal asnjëherë më parë askush nuk ka arritur që në raundin e parë të arrij mbi 10,000 vota dhe unë jam shumë falënderues dhe shprehi rastin që në emisionin Kanal10 të falënderoje të gjithë qytetarët për një përkrahje kaq të madhe dhe respekt të konsiderueshëm ndaj meje."

"Kjo është edhe në të mirën time dhe të qytetarëve dhe në të mirë të partisë time", tha Latifi.

Latifi është në balotazh me Visar Korenicën e VV-së, në balotazhin i vili pritet të ndodhë me 14 nëntor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat