Abazi thotë se edhe këta dy persona e përkrahën ndarjen e Kosovës

Aktuale

Abazi thotë se edhe këta dy persona e përkrahën ndarjen e Kosovës

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 12:19
Haki Abazi

Deputeti i LVV-së njëherit kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi ka reaguar pas deklaratës së politikanes boshnjake, Sabina Çudiq e cila ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë pasur pajtim për shkëmbim territoresh, e cila marrëveshje ishte përkrahur edhe nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Abazi në një reagim në Facebook ka fajësuar nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitakun dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti që kanë përkrahur dhe kanë shtyrë ndarjen e Kosovës.

“Ndarjen e Kosovës e kanë shtyer dhe e kanë përkrahur edhe në rolin zyrtar Vlora Çitaku si ambasadore e Kosovës dhe Shpend Ahmeti kryetari i Prishtinës. Këtë e kemi thënë gjatë gjithë kohës, tani me dëshmi për këtë gjë në Twitter nga Sabina Çudiq”, ka shkruar Abazi.

Ai ka thënë se Prokuroria e Shtetit duhet të veprojë kundër secilit që bën veprime antikushtetuese dhe që janë kundër integritetit territorial.

“E qytetarët pyesnin pse nuk po rregullohet rruga Muharrem Fejza?! As sot nuk është e rregulluar. Ka qenë i zënë me ndarjen dhe propagandën për të krijuar paranoja dhe ndarje mbrenda LVV.
Prokuroria e shtetit duhet të veprojë kundër secilit që bën veprime antikushtetutese dhe që janë kundër integriterit territorial”
, ka shkruar Abazi.

Përmes një shkrimi në llogarinë personale në Facebook, Çudiq ka thënë se ish-i dërguari për Ballkanin Perëndimor ka qenë pro shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo përmend edhe kreun e Prishtinës, Shpend Ahmetin, për të cilin thotë se ka qenë prezent. Tutje rrëfen ngjarjen ku thotë se në bisedë e sipër me Palmer, ishte bashkuar edhe Ambasadorja e Kosovës në Washington Vlora Çitaku.

Sipas Çudiq, Çitaku me nervozizëm e kishte pyetur pse ka ndërhyrë në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat