Ky është rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Skenderaj

Aktuale

Ky është rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Skenderaj

Nga: A.M. Më: 28 tetor 2021 Në ora: 21:37
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka certifikuar sot rezultatin e zgjedhje lokale, të mbajtura më 17 tetor.

Kjo ndodhi përkundër që në disa komuna ishin raportuar për parregullsi e keqpërdorim të votave, shkruan "Bota sot".

Për certifikimin e zgjedhjeve ka reaguar edhe kandidati i pavarur për kryetarë të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se “KQZ-ja, PZAP-ja dhe Gjykata Supreme heshtën para manipulimeve, duke mos u marrë fare me pasojat e shkeljeve që edhe vet i kanë identifikuar”.

“Blerja e votave, presioni i zyrtarëve të caktuar politik mbi votuesit dhe manipulimi i procesit zgjedhor përmes sistemit të "trenit bullgar" për këto institucione në fjalë ishte normale dhe ju e dini përse”, ka shkruar Jashari.

Ndërkaq,  ky është rezultati përfundimtar i certifikuar nga KQZ-ja:

Partia e parë në komunën e Skenderajt është Partia Demokratike e Kosovës me 13.123 vota.

Kandidati i PDK-së, Fadil Nura arriti që të fitojë 57.89% të votave.

Kurse, Bekim Jashari është renditur i dyti, me 9.236 mijë vota apo 40.74%.

Ndërsa, kandidati Sokol Halili nga Iniciativa qytetare për Skenderajn, është votuar  vetëm nga 311 qytetar apo 1.37%.

Image
Rezultati
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat