Mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar për nder të Burbuqe Berishës

Aktuale

Mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar për nder të Burbuqe Berishës

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 07:18
Burbuqe Berisha

Sot në Teatrin Kombëtar të Kosovë, mbahet mbledhje komemorative për nder të Burbuqe Berishës, duke filluar nga ora 11:00.

Regjisorja Berisha u varros dje pasi vdiq të mërkurën në objektin e Ministrisë së Kulturës në moshën 51 vjeçare.

Dyshohet se 51-vjeçarja pësoi sulm në zemër në vendin e saj të punës, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Berisha u lind në Shkup, por studimin fillor dhe të mesëm e kreu në Prishtinë. Studimet për regji filmi i kreu në Fakultetin e Arteve të Universitet të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat