Kërkesa të vogla gjatë tetorit për t’u vaksinuar kundër COVID-19

Aktuale

Kërkesa të vogla gjatë tetorit për t’u vaksinuar kundër COVID-19

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Normalizimi i situatës me pandeminë COVID-19, bëri që gjatë tetorit interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar të ishte më i ultë.

Kështu ka bërë të ditur edhe Ministria e Shëndetësisë, ditë më parë përmes një njoftimi ku edhe bëri të ditur se plani pesë javor për vaksinim gjatë fundjavës, ka përfunduar, dhe se tani e tutje qendrat e vaksinimit punojnë vetëm gjatë ditëve të punës.

“Vaksinimi i një numri të konsiderueshëm të qytetarëve me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës kundër COVID-19 dhe situata epidemiologjike më e qetë ka ndikuar që edhe kërkesat për vaksinim gjatë muajit tetor të jenë më të vogla. Ekipet e vaksinimit ia kanë dalë t’i përgjigjen çdo kërkese për vaksinim, gjatë pesë ditëve të punës, pa patur nevojë të punohet fundjavës”, thuhej në njoftimin e MSh-së.

Deri më tani janë administruar 1 milion e 566 mijë e 251 doza ta vaksinës kundër COVID-19.

Sipas të dhënave nga MSh-ja, numri i qytetarëve të vaksinuar me dozën e parë është 841 mijë e 282, kurse me dozën e dytë janë vaksinuar 724 mijë e 969 qytetarë.

Kujtojmë se dje në vendin tonë janë shënuar 13 raste të reja pozitive dhe ka qenë vetëm një rast i vdekjes.

Aktualisht në Kosovë janë 439 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i vaksinave kundër COVID-19, është i mjaftueshëm, duke u bërë thirrje qytetarëve të cilët duhet të vaksinohen, që t’i shfrytëzojnë oraret e përcaktuara gjatë pesë ditëve të punës brenda javës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat