Komisioni miraton vendimin për zgjedhjen e Bordit të KPMM-së

Aktuale

Komisioni miraton vendimin për zgjedhjen e Bordit të KPMM-së

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 15:49
Pamje nga takimi

Komisioni parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për Ekonomi me 6 vota për ka mbështetur vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods Sh.P.K”.

Komisioni në fjalë në dy mbledhjet e kaluara ka shqyrtuar këtë vendim, për të cilin ka pasur kritika nga opozita.

Kryetari i këtij Komisioni, Ferat Shala theksoi se debati për këtë vendim është shterur në dy mbledhjet e kaluara.

“Ne për këtë pikë kemi diskutuar së paku dy herë në Komision dhe konsideroj që debati është shterur. Ka mbetur në mungesë të kuorumit çështja e votimit dhe besoj që është koha të qesim në votim dhe të procedojmë më tutje. Me 6 vota për, miratohet vendimi i Qeverisë”, tha Shala.

Komisioni po ashtu ka miratuar vendimin e Qeverisë për zgjedhjen e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Kryetari Shala tha se përkundër vonesave të mëdha, procesi i përzgjedhjes së këtij Bordit ka shkuar në terr informativ.

“Në parim, ne jemi vonuar shumë, kemi pasur një konkurs që është anuluar nga Qeveria, I cili ka qenë i monitoruar nga kompania angleze dhe në momentin e procedimit në Kuvend është kthyer konkursi në pikën zero. Është ri-shpallur konkursi sipas ligjit, por përkundër vonesave të mëdha, ajo cka unë mendoj, dhe vërejtje për proces verbal, është që tërë procesi I përzgjedhjes së Komisionit për Miniera dhe Minerale ka shkuar në terr informativ pa asnjë mekanizëm të monitorimit nga asnjë organizatë qeveritare dhe joqeveritare. Një Komision i vendosur nga qeveria dhe sot e kemi këtë përbërje. Procedurën  kanë përcjellë edhe shkelje të tjera, por megjithatë, unë do të rezervohem sot përhirë të procesit dhe nevojës që ka Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale që ta ketë megjithatë bordin, ku janë më shumë se 250 kërkesa dhe lëndë që presin në këtë Komision për t’u zgjidhur”, theksoi Shala

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat