Totaj i bindur: Në Prizren do ketë përmbysje të rezultatit

Aktuale

Totaj i bindur: Në Prizren do ketë përmbysje të rezultatit

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 21:52
Shaqir Totaj

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, po shprehet i bindur se në zgjedhjet e 14 nëntorit, do të dalë fitues në këtë komunë.

Totaj u shpreh se do të ketë përmbysje të rezultatit zgjedhor duke mposhtur sipas tij Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes.

”Realiteti në terren që ne marrim nga shumë qytetarë, tregon një gjasë shumë të madhe që ky rezultat përmbyset dhe unë besoj që ky rezultat do të përmbyset bazuar në argumente dhe fakte nga takimet me shumë qytetarë”, tha ai.

Tutje ai gjatë përballjes me Haskukën, e ka akuzuar atë për skandale të ndryshme përfshirë nepotizëm, gjatë mandatit të tij si kryetar i Prizrenit.

”Komuan e Prizrenit e cila ka qenë e para në vlerësim sa ka qenë kryetari Muja tani gjendet në pozicionin e 23-të. Kryetari Haskuka ka pasur gjashtë drejtorë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

”Ka pasur afro 30 milionë euro suficit të buxhetit që nuk ka pasur kapacitet menaxheriale. Haskuka njihet edhe për skandale të punësimeve familjare… etj”.

Ndërsa, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, është shprehur se nuk pret befasi në raundin e balotazhit më 14 nëntor.

Ai ka thënë se nuk pret që Shaqir Totaj i PDK-së, që në raundin e parë ka marrë 31.36 përqind të votave, ta kalojë atë me vota.

“Nuk mendoj se do të përmbyset rezultati. Në raundin e parë kemi prit rezultate edhe më të mira por kemi qenë rehatshëm dhe nuk kemi punuar në mobilizim”, është shprehur Haskuka.

Haskuka i cili më 17 tetor ka marr 40.41 përqind të votave, ka përmendur disa prej sukseseve nga mandati i parë.

“Kemi marr komunën me shumë problemi kemi zgjidh shumë prej tyre. Drejtoritë performojnë më mirë se që kanë qenë, kemi tejkaluar problemin me borxhin. I kemi ndal punën e 13 hidrocentraleve në Lumbardh dhe betonizimin e lumit po ashtu. Nuk kemi lejuar ndërtime pa leje në qendrën historike”, ka thënë Haskuka.

“Nuk ka më ndërtime pa leje. Një nga gjërat kyçe është se komuna nuk ka pasë asnjë vend për orientim të investitorëve dhe tani ka tre zona të industrisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat