Haziri ‘godet’ Vlora Çitakun: Për këto vrasje e kanë ditur Hashimi, Rexha, Jakupi, Kadria...

Aktuale

Haziri ‘godet’ Vlora Çitakun: Për këto vrasje e kanë ditur Hashimi, Rexha, Jakupi, Kadria...

Nga: P.R Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Në njëvjetorin e transferimit të Hashim Thaçit në qendrën e paraburgimit në Hagë, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vizituar sot nënën e Thaçit.

“Në Burojë, me nanën Hyrë”, ka shkruar Çitaku në foton e postuar në facebook.

Ky postim i Çitakut ka nxitur reagimin e analistit Nexhat Haziri.

“Vlorë motër, s'i shkove ndonjëherë nënës apo familjes se Haki Imerit, me i ngushllu, e me iu dhane forcë për mësuesin Haki, i vrarë pa i pas kujt hak as hile, veç që ishte rreshtu në krahun e “gabuar” (LDK-në e Ibrahim Rugovës) sipas atyre që e vranë. Zor, që për vrasjet e tilla në Drenicë si kjo e Haki Imerit, nuk kanë ditur Hashimi, Rexha, Jakupi, Kadria,etj”, ka shkruar ndër tjerash Haziri, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Vlora Çitaku viziton vendlindjen e ish-presidentit Thaçi: Sot në Burojë, me nanën Hyrë

-Vlorë motër, s'i shkove ndonjëherë nënës apo familjes se Haki Imerit, me i ngushllu ,e me iu dhanë forcë për mësuesin Haki, i vrarë pa i pas kujt hak as hile, veç që ishte rreshtu në krahun e “gabuar” (LDK-në e Ibrahim Rugovës) sipas atyre që e vranë. Zor, që për vrasjet e tilla në Drenicë si kjo e Haki Imerit, nuk kanë ditur Hashimi, Rexha, Jakupi, Kadria, etj.

E kuptoj edhe se si ndihet nëna Hyrë, e pastë shëndetin dhe jetë sa më të gjatë, nuk është me faj për asnjë gjë që e ka bë Hashimi (djali i vet).

Por sa e sa nanat që bijtë e tyre u vranë pas lufte vetëm e vetëm se ishin bashkëpuntor të presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nuk iu kuptuam, nuk i ngushlluam, nuk iu ofruam drejtësi, që përveç kësaj asgjë me shumë nuk kërkuan.

Nuk e kuptuam Nanën Hasime që vdiq me merzinë për Xhemën e vramë, e me sy qelë për drejtësi.

Vlorë, koha është për drejtësi ! (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat