Vetëm 440 raste me COVID-19 aktive në Kosovë

Aktuale

Vetëm 440 raste me COVID-19 aktive në Kosovë

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 08:12
Ilustrim

Pavarësisht se në rajon dhe me gjerë vala e katërt e pandemisë COVID-19 tashmë ka mbërthyer, në Kosovë vazhdon të qëndrojë situatë e qetë.

Rastet e reja me COVID-19 vazhdojnë të mbesin të ulëta, ndërsa edhe numri i viktimave po thuajse ka rënë në zero.

E si pasojë edhe raste aktive në nivel vendi kanë shënuar rënie, ku kanë mbetur vetëm 440 sosh.

“Nga 1.619 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.419. Në total numri i rasteve aktive është 440”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat