Alarmante/ 154 vrasje ndodhën për më pak se pesë vite në Kosovë

Aktuale

Alarmante/ 154 vrasje ndodhën për më pak se pesë vite në Kosovë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 14:16
Ilustrim

Fenomeni i vrasjeve vazhdon të jetë shqetësues për shoqërinë tonë.

Ndër vite, numri i rasteve të vrasjeve ka pasur ulje e ngritje, por vitet e fundit vërehet një trend i rritjes së këtyre rasteve.

Bazuar në të dhënat e PK-së, në vitin 2016 janë regjistruar 30 raste të vrasjeve, 16 prej tyre të cilësuara si “Vrasje e Rëndë”.

Në vitin 2017 u regjistruan 24 vrasje, ndërsa si Vrasje e Rëndë u cilësuan 12 prej tyre.

Viti me më së shumti raste të vrasjes të regjistruara është viti 2018, gjithsej 34 vrasje u regjistruan këtë vit, 12 prej tyre ishin vrasje të rënda.

20 vrasje janë kryer gjatë 2019, 12 nga ato vrasje të rënda.

Rritje të numrit të vrasjeve pati në vitin 2020, vit ky pandemik. Gjithsej 27 vrasje u kryen gjatë këtij viti, ku 15 prej tyre u cilësuan si “Vrasje e Rëndë”.

Ndërkohë, nga janari e deri në gusht të vitit 2021, janë regjistruar 19 vrasje, 12 prej tyre të cilësuara si vrasje e rëndë. 

Image
Vrasjet
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat