Gjilanasit tregojnë interesim të madh për të votuar

Aktuale

Gjilanasit tregojnë interesim të madh për të votuar

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Procesi i votimit në komunën e Gjilanit ka filluar me një interesim të madh të qytetarëve për të dal në qendra të votimit.

Kështu raportoi gazetari nga shkolla “Abaz Ajeti” e këtij qyteti, e cila është edhe qendra më e madhe e votimit e kësaj komune.

“Ka relativisht fluks të madh të njerëzve që kanë ardhur të votojnë qysh nga orët e para të mëngjesit.

Deri në ora 7:25 kanë votuar më shumë se 100 persona, andaj mund të themi se ka interesim mjaft të madh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat