​Hyseni: Ftoj llapjanët të dalin të votojnë në këtë ditë të mirë

Aktuale

​Hyseni: Ftoj llapjanët të dalin të votojnë në këtë ditë të mirë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 12:20
Ekrem Hyseni

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni ka votuar në shkollën “Lugj Gurakuqi” në Batllavë.

Hyseni ka ftuar të gjithë qytetarët e Llapit që të dalin të votojnë në këto zgjedhje.

Hyseni:I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë

“Dolëm dhe kryem obligimin tonë qytetarë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, qenka një ditë e mirë, mbrëmja do të jetë edhe më e mirë. Ka pasur entuziazëm, ka pasur përkrahje e di që do të jetë një rezultat i mirë. I ftoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës për me tregua vullnetin aty ku e kanë mundësinë, kështu fuqia e tyre është në votën e tyre dhe këtë fuqi mos ta lënë pa e shfrytëzuar”, tha Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat