Reagon Zenun Elezaj pas fitores në Klinë

Aktuale

Reagon Zenun Elezaj pas fitores në Klinë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 23:26
Zenun Elezaj

Fituesi i zgjedhjeve në Komunën e Klinës, Zenun Elezaj, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Elezaj tha se do të vazhdojnë me projekte të nevojshme për të gjithë.

Faleminderit, Klinë! Sipas rezultateve të para, kemi shënuar një fitore me një rezultat prej 56% të votave. Falënderoj secilin anëtarë e aktivist për angazhimin e palodhshëm dhe të gjithë qytetarët për mbështetjen e tyre dhe ju uroj për fitoren e madhe!

Si në këto katër vitet e para, edhe në katër vitet vijuese, do të vazhdoj të jem kryetar i të gjithë qytetarëve dhe të gjithë do t`i trajtoj në mënyrë të barabartë. Ne do të vazhdojmë me punë e projekte të mira e të nevojshme për të gjithë! Faleminderit e urime”, shkroi Elezaj.

Elezaj mori 55,11 për qind të votave në Klinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat