Ja sa vota mori Ekrem Hyseni në vendlindjen e tij

Aktuale

Ja sa vota mori Ekrem Hyseni në vendlindjen e tij

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 15:09
Ekrem Hyseni

Lëvizja Vetëvendosje ka pasur një rezultat të afërt me Ekrem Hysenin edhe në fshatin e tij të lindjes në Batllavë të Podujevës.

Në Batllavë të Podujevës, nga tre qendra të vendvotimit, të drejte vote kanë pasur 2 595 persona ndërsa kanë votuar 1 319 persona.

Prej 1 319 persona që votuan, Ekrem Hyseni në vendlindjen e tij, ka marruar 758 vota ndërsa Shpejtim Bulliqi 561 vota, duke pasur një diferencë të vogël prej 197 votash.

Ndërsa në nivel komune, Shpejtim Bulliqi ka lënë mbrapa kundër kandidatin e tij nga LDK-ja duke arritur të sigurojë 20 mijë e 282 apo 51,84% të votave, ndërsa Hyseni mori 18 mijë 845 apo 48,16% të votave.

Nga kjo Bulliqi i LVV-së e fitoi Podujevën me 1 mijë e 437 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga LDK-ja.

Kujtojmë se në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve në epërsi ka qenë Hyseni, me 16 mijë e 458 vota apo 44.30 % të votave, ndërkaq Bulliqi kishte arritur të marrë 16 mijë e 338 vota apo 44.00 % të votave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat