Krenar Shala vjen me një lutje publike për Qeverinë Kurti

Aktuale

Krenar Shala vjen me një lutje publike për Qeverinë Kurti

Nga: N. Sh. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 15:38
Albin Kurti

Analisti politik, Krenar Shala ka një lutje publike për Qeverinë Kurti.

Shala përmes një postimi në facebook, i lutet Qeverisë që t’i përkrahë të gjitha projektet e mira të kryetarëve të komunave të cilët nuk i përkasin Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai shkruan se, nëse i bllokojnë projektet e këtyre kryetarëve, atëherë qytetarët do t’i ndëshkojnë, por nëse i përkrahin atëherë do t’i shpërblejnë.

Postimi i plotë:

E lus qeverinë që t'i përkahë pa kushte projektet e mira të kryetarëve që nuk i përkasin VV-së.

Nëse i bllokoni, qytetarët do ta nuhasin dhe do t'ju ndëshkojnë, njejtë siç do ta nuhasin përkahjen që do t'i jepni kërkesave të kryetarëve për projekte të mira, të cilën do ta shpërblejnë.

Sepse, qytetarët kanë votuar më 14 shkurt për ndryshim të mentalitetit edhe në këtë sferë. Kanë votuar për t'i thënë stop mentalitetit: "për inati të resë, më vdekt djali", nuk po ja përkrahi këtë apo po ja bllokoj atë projekt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat