“Ne familjarët që kemi provuar dorën e krimit mbi ne, i qëndrojmë afër Idriz Morinës”

Aktuale

“Ne familjarët që kemi provuar dorën e krimit mbi ne, i qëndrojmë afër Idriz Morinës”

Nga: M.L. Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 18:41
Xhevat Dajaku ish truproje e presidentit Rugova, vëllai i Besim Dajakut i vrarë në atentat në vitin 2001

Kryeredaktori i gazetës “Bota sot” është kërcënuar të dielën me jetë nga persona të panjohur nëpërmjet telefonit.

Gjersa rasti po shqyrtohet në polici, reagime të shumta kanë ardhur nga njerëz e institucione që përkrahin lirinë e shprehjes.

Në një postim në Facebook ka reaguar edhe Xhevat Dajaku, vëllai i ish Truprojës së Presidentit Rugova, Besim Dajaku, i cili u vra para 21 vitesh bashkë me gazetarin e gazetës “Bota sot”, Bekim Kastrati në një pritë të organizuar në Skenderaj.

Dajaku në postimin e tij, kërcënimin ndaj Morinës e ka quajtur të frikshëm.

Gazetari Idriz Morina, kërcënohet me jetë dhe me familje!.. Ky është kulmi i krimit në demokraci, në një shtet ligjor në një shoqëri të shëndosh ku pretendohet të ketë të ardhme të mirë!.... Kërcënohet vetëm se po shpalos e po hulumton të dhëna, të folura e të shkruara edhe më parë për krimet brenda llojit që s`u zbuluan as njëherë. Kjo është e frikshme, është e pa tolerueshme, është e tmerrshme”, shkruan Xhevat Dajaku në Facebook.

Ai ka thënë se si familjarë që kanë provuar dorën e krimit, i qëndrojnë afër Idriz Morinës dhe atyre që luftojnë për ta zbardhur të vërtetën.

Ne familjaret që kemi provuar dorën e krimit mbi ne, i qëndrojmë afër Idriz Morinës si dhe të gjithë atyre që luftojnë për ta zbardhur të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, në familjaret e kuptojmë më së miri ka donë të thotë me t'u vu dora e krimit nga mbrapa dhe m'u për këtë iu bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe me urgjencë! Ata që kanë gisht në krim dhe kanë fërkime me krimin do të bëjnë çmos që ta ndalin zbardhjen e atyre krimeve!... Zoti i bekoftë njerëzit e mirë!”, përfundoi Dajaku.

Kujtojmë se Policia e Kosovës po merret me rastin e kërcënimit të Morinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat