Familja Imeri akuzon me emër: Ky person e di të vërteten për vrasjen e Xhemail Mustafës

Aktuale

Familja Imeri akuzon me emër: Ky person e di të vërteten për vrasjen e Xhemail Mustafës

Nga: P.R Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 22:02
Xhemail Mustafa / Foto ilustrim "Bota sot"

Sot janë bërë 21 vite që nga vrasja e Xhemail Mustafës, ish kolumnist i gazetës “Bota sot” dhe Këshilltar për Informim i presidentit historik, Ibrahim Rugova.

E kur kanë kaluar tashmë 21 vite, vrasja e Mustafës ka mbetur ende e pa zbardhur.

Por sipas familjes së veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, ata që kanë dhënë urdhër për vrasjen e Xhemail Mustafës ndodhen në burgun e Hagës, dhe Gjykata Speciale do ta zbulojë këtë vrasje.

“Ata që kanë urdhëruar për të vrarë Xhemajl Mustafen gjenden ne burgun e Hagës! Tash presim nga Gjykata Speciale të ndriçojë këtë krim makabër. Dhe krime tjera te ekzekutuara nga grupe kriminelesh qe ishin pjesë e SHIK-ut!”, shkruan familja Imeri, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tyre, Salih Mustafa duhet ta thotë me emër të vërtetën e vrasjes së Xhemail Mustafës.

“SHIK-u sot është në bankën e zezë...! Kjo vrasje ka ndodhë në Prishtinë, domethënë këtu shef i SHIK-ut ishte Sali Mustafa (Cali) ai duhet të na thotë të vërteten për këtë akt kriminal. Lavdi jetës dhe veprës së Xhemajl Mustafes heroit të Kosovës”, shkruan në reagimin e saj familja Imeri.

Kujtojmë se Xhemail Mustafa u vra më 23 nëntor në vitin 2000 në Prishtinë, deri sa po hynte në banesën e tij, ku ai u qëllua për vdekje me armë zjarri nga dy persona. Ai ndërroi jetë në moshën 47 vjeçare, la pas gruan dhe fëmijët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat